Polifonia shqiptare 15 vjet në UNESCO, Meta: Urimi i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë

schedule10:07 - 25 Nëntor, 2020

schedule 10:07 - 25 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se urimi shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë.

Meta i cili ka publikuar edhe një video të këngëyarit të isos, Golik Jaupi, shkruan se ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar.

Mesazhi i plotë:

Sot kam kënaqësinë dhe krenarinë e veçantë të përshëndes 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO!

Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë, të cilët në rolet e “Marrësit”, “Prerësit”, “Hedhësit” dhe “Isos” së kësaj kënge, kanë mbajtur gjallë dhe transmetuar këtë traditë të shquar kombëtare, brez pas brezi.

Përshëndes kontributin e grupeve krijuese, bartësve, interpretuesve, rapsodëve, studjuesve dhe artistëve të folkorit e kulturës popullore!

Ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar.

Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë!

Lavdi përjetë këngës polifonike! ??

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!