Sot polifonia dyzërëshe duket një kujtim i largët.
Reshit Roçi nga fshati Hotolisht i Librazhdit mundohet ta mbajë gjallë këtë trashëgimi kulturore që po rrëzikon të shuhet.
Ai tregon se dikur në odat e shtëpive, në dasma e gëzime të tjera nuk mungonin këngët polifonike por as vallet, veçanërisht vallet dyshe.
“Përpara bëheshin dasma me këngë me valle të traditës, tani po arrijmë që u zhdukën”.
Sot tradita është zbehur.
Në dasma nuk këndohet më polifoni.
“Sepse kjo duket që te dasma që bëhen tani, kanë filluar në tjetër modifikim, nuk është e traditës”.
Roçi bashkë me disa burra të tjerë të zonës kanë krijuar një grup polifonik për të mos lejuar që kjo pasuri e përcejllë ndër breza të harrohet.
“Grupi ynë, kemi një të përbashkët, në këngë e iso”.
Por përpjekja e vetëm disave nuk mjafton. Reshit Roci kerkon që institucionet të angazhohen për ruajtjen e këtyre vlerave kombëtare.
“Shteti duhet të bëjë punën e vet, sepse artista ka shumë, tradita duhet parë më shumë. Më parë, Librazhdi ka marrë pjesë në festivale, ka marrë çmimet. Nga vitet ’90 e këtej, tradita humbet.
Polifonia dyzereshe është një traditë e kahershme e Luginës së Shkumbinit.
Më të veçantë, studiuesit vlerësojnë polifoninë dyzërëshe të grave.
“Lugina e Shkumbinit është përcaktuar si një zonë ku këndohet polifoni dyzërëshe, edhe e burrave, edhe e grave. Më shumë, vëmendjen e kanë tërhequr polifonia dyzërësh e grave. Shpeshherë, është bërë objekt studimi.
Skënder Karriqi thotë se polifonia e Shkumbinit nuk ka qënë në vëmendjen e institucioneve vitet e fundit.
“Kohët e fundit, është vënë re se nuk po merren shumë institucvi9onet lulturore me
Për professor Karriqin rikthimi tek traditat e aktiviteteve kulturore popullore në nivele lokale do të ishte hapi i parë për mbrojtjen e pasurive të tillla, siç është polifonia./abcnews.al