Policja kolumbiane, Diana Ramirez ka audiencën e saj në Instagram me 393,000 ndjekës.
Shpesh fansat në të gjithë botën luten që Ramirez t’i vendosë prangat.
Diana Ramirez, e cilësuar në mediat sociale si “policja më e bukur në botë”, ka folur për karrierën e saj në luftën kundër krimit, duke thënë se është “e nderuar” që shërben në forcë.
View this post on Instagram
Oficerja e policisë kolumbiane patrullon rrugët e Medellin, dikur konsiderohej qyteti më i rrezikshëm në botë, por thotë se nuk do të hiqte dorë nga puna e saj e përditshme për t’u bërë modele apo influencuese.
“Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja sërish karrierën, nuk do të hezitoja dhe do të bëhesha sërish punonjës policie, sepse falë këtij institucioni jam kjo që jam”, tha ajo për JamPress duke vijuar: “I detyrohem policisë për gjithçka që ka bërë. Unë jam profesioniste dhe gruaja që jam sot”.
Ramirez nuk do të heqë dorë nga karriera e saj policore për t’u bërë një influencuese, por ajo mburret me një numër ndjekësish të konsiderueshëm në Instagram, ku shpesh poston foto të saj me uniformë.
View this post on Instagram
Secila nga fotot e Ramirezit është e mbushur me komente nga meshkujt që shprehin admirimin e tyre për kukullën e policisë.
“Policja më e bukur në planet”, deklaroi njëri.
“Wow jashtëzakonisht e bukur, e dua”, ka shkruar një tjetër.
View this post on Instagram
Një tjetër fanse shkroi për cilësitë e saj të përgjithshme: “Efikase, e përkushtuar, e pasionuar dhe e bukur, çfarë mund të kërkoni më shumë?”/Abcnews.al/