Policja i jep fund jetës me armën e shërbimit në komisariat: 46-vjeçarja la pas një 5-vjeçar, familjarët dhurojnë organet

schedule16:11 - 15 Shtator, 2022

schedule 16:11 - 15 Shtator, 2022

Familjarët kanë vendosur që të dhurojnë organet e polices 46-vjeçare në Verona e cila u vetëvra me pistoletën e shërbimit në komisariat. Ngjarja ndodhi në komisariatin e Lungadige Galtarossa, ndërsa oficerja e policisë la pas një fëmijë vetëm 5 vjeç.

Ditën e sotme, siç raportojnë mediat në vend, komisarja e policisë së Veronës, Ivana Petricca, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 46-vjeçares. Një kolegu i saj tentoi që ta shpëtonte dhe e transportoi në spitalin Borgo Trento, ku mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar. Megjithatë ajo nuk ia doli.

Mediat në vend raportojnë se një episod i ngjashëm ndodhi muajin e kaluar në selinë e policisë së Veronës ku një 37-vjeçar vrau veten me një pistoletë shërbimi më 18 gusht. /abcnews.al/