Polici i ‘Kosheres’ është transferuar në Korçë por nuk ndihet i lumtur për këtë. Ai takohet rastësisht me aktoren e njohur Zamira Kita dhe nis të bisedojë me të. Megjithatë, ai është i shqetësuar pasi i kanë bërë dëm kërnackat.Ndërsa aktorja e pyet se pse ndodhet në Korçë, ajo mendon se ka ardhur për të gjetur nuse.
Pjesë nga biseda:
Zamira: Nga të kemi?
Polici: Nga Tirana
Zamira: Ke ardhur me pushime
Polici: Më transferuan nga Tirana në Durrës dhe më pas më sollën këtu. Futa në burg shokun e ngushtë të shefit sepse shiste drogë.
Zamira: Mirë je në Korçë, pse ankohesh?
Polici: E bukur Korça po dhe korçaret. Se nuk thonë kot o korçare o hiç fare.
Zamira: Paske ardhur për të gjetur nuse
Polici: Nuse kam unë por nuk është korçare. Zëre se nuk e kam fare.
/abcnews.al