Pasi fshehu vrasjen e vjehrrës së saj për gati një vit, një 21-vjeçare përfundoi në pranga sëbashku me 3 shtetas të tjerë. Bëhet fjale për vdekjen e një 48 vjeçareje në Kamëz në 30 Prill të vitit të kaluar, që asokohe u raportua si vdekje natyrale në banesë.
Por pas hetimeve të nisura nga informacionet e grumbulluara dhe provat e administruara, prokuroria arriti në përfundimin se gruaja ishte vrarë nga Marjana Cmeta, bashkëshortja e djalit të saj. Shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe vjehrrës së saj.
Në përfundim të operacionit “Heshtja e zgjatur”, bashkë me nusen 21-vjecare, policia vuri në pranga edhe 50-vjeçarin Agim Lami, bashkëshorti i viktimës, kushëririn e tij, Arben Saliu dhe shtetasin Hysen Shehu.
Të tre këta shtetas akuzohen për moskallëzim krimi, ndërsa Marjana Cmeta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare./abcnews.al