Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të së martës ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Andi S.
Kështu që është shpallur në kërkim një 28-vjeçar. Autori i dyshuar është banues në Tiranë dhe ka tentuar të vrasë Andi S. për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Sheu” rreth orës 02:00.
30-vjeçari ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë i plagosuri është arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, atij iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza heroinë./abcnews.al