Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë për grabitjen e një banese që ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.
Grabitësit, sipas policisë, janë Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, një 16 vjeçar po nga ky fshat. Dyshohet se ngjarja është organizuar nga i biri i pronarit të banesës, i cili është ndihmuar nga shokët për të realizuar grabitjen.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 680 000 lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogramë bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike kannabis sativa, si dhe tre aparate celularë./abcnews.al