Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia vrau një të riun afrikano-amerikan, protesta në Minneapolis në SHBA

schedule08:15 - 12 Prill, 2021

schedule 08:15 - 12 Prill, 2021

Vrasja e një të riu afrikano-amerikan nga një oficer policie në Minneapolis të SHBA ka sjellë reagime të shumta duke bërë që qindra qytetarë të dalin në protestë.

Ngjarja ka ndodhur në 16 kilometra nga vendi ku George Floyd vdiq në Minneapolis, ku pas një ndjekje polici ka vrarë një 20 vjeçar të identifikuar si Daunte Wright.

Rreth 100 persona, të indinjuar, njëri prej të cilëve mbante një pankartë ku shkruhej “Drejtësia për George Floyd”, u konfrontuan nga oficerët e policisë të pajisur me mjete për trazira menjëherë pasi u bë e ditur se një oficer policie qëlloi dhe vrau 20 vjeçarin në makinën e tij në Brooklyn Center, një periferi e Minneapolis.

Mediat e huaja bëjnë me dije se për të vendosur situatën nën kontroll policia përdori gaz lotësjellës mbi turmën.

Ndërkohë dy automjete policie u qëlluan me gurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!