Policia e Kosovës ka konfiskuar pasditen e së mërkurës 58 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Ferizaj. Siç njofton Policia, pajisjet janë gjetur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes. Pajisjet kanë qenë pa dokumentacion, ndërkaq në këtë rast janë ftuar edhe njësi të KEDS-it.
“Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion.
Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it. Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.