Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia u “prish” festën e Halloween-it të rinjve në Itali, arreston shpërndarësin shqiptar të drogës

schedule23:55 - 2 Nëntor, 2021

schedule 23:55 - 2 Nëntor, 2021

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi po shpërndante drogë në një godinë ku disa të rinj ishin mbledhur për të festuar Halloween-in.

Operacioni i ka prishur festën atyre të cilët po prisnin ardhjen e drogës. Në vend të shpërndarësit përpara tij në banesë erdhi policia e cila priti për ta arrestuar me “presh në duar”.

Gjatë kontrollit policia sekuestroi 13 doza kokainë të futura në një kuti metalike me peshë 10 gram, të paketuara në qese të vogla për të rinj që nuk kanë para të për marrë sasi të mëdha. Në momentin e arrestimit shqiptarit iu sekuestruan 1000 euro.

Në momentin kur policia kontrolloi banesën e tij u gjetën 5500 euro të fshehura brenda dollapit në dhomën e gjumit.

Ndërkohë në kapakun e një prize elektrike poshtë pasqyrës së banjos, u gjetën 80 gramë kokainë dhe materialet për paketimin e dozave gati për shitje. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!