Vetëm pak çaste më parë policia e Elbasanit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga rruga, pasi kjo e fundit vijon prej disa minutash të jetë e bllokuar.
Gazetarja Gerta Vasku raporton se protestuesit e kanë konsideruar si një provokim nga ana e policisë dhe kanë vijuar të qendrojnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Mësohet se protestuesit kanë paralizuar qarkullimin dhe kanë bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve.
Më herët, Ivi Kaso, sekretari ligjor i PD-së, deklaroi se bllokimi do të vijojë për të paktën tre orë, por nuk parashikojnë tensione./abcnews.al