TIRANË– Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit të disa personave, të cilët trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.
Policia thekson se hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kanë zgjatur 5 muaj. Në aksionin e fundit janë prangosur tetë persona, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në aksionin e ndërmarrë në muajin prill.
Aktualisht, Policia e Tiranës thekson se vazhdojnë kërkimet për kapjen e dy pjesëtarëve të tjerë.
Policia ka identifikuar të dhjetë trafikantët e arrestuar, të cilët janë Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu./abcnews.al