Policia s’e hëngri rrengun, arratisja e shqiptarit në Itali zgjat vetëm pak minuta

schedule09:01 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 09:01 - 24 Dhjetor, 2020

Arratisja zgjat vetëm pak minuta. Një shqiptar është prangosur mbrëmë në Como të Italisë pas një ndjekje për disa minuta nga policia.

Shqiptari po lëvizte me një makinë të dyshimtë dhe për këtë arsye, karabinierët ndërhynë, por shoferi e braktisi makinën dhe u përpoq të shpëtonte duke lëvizur në këmbë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por kjo manovër nuk rezultoi sikur dëshironte duke përfunduar në pranga.

Pas kontrollit makina rezultoi e vjedhur, ndërsa shqiptari qëndronte në Itali me dokumente false, pasi në 2015 ishte dëbuar nga vendi fqinj. Makina u sekuestrua, ndërsa shqiptari tashmë do të përballet me akuzat për rezistencë ndaj kontrollit të policisë dhe posedim të një makine të vjedhur./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!