Policia rrugore apel për drejtuesit e automjeteve

schedule10:25 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 10:25 - 31 Dhjetor, 2017

Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të vitit të ri, policia do të jetë në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë. Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të mos drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe të bëjnë kujdes me shpejtësinë.

Nëse po drejtoni makinën kujdes me shpejtësinë, alkoolin dhe celularin pasi mund të penalizoheni rëndë.
Natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e vitit të ri, në rrugë do të ketë prani të shtuar të policisë që nuk do të tolerojnë asnjë shkelje të qarkullimit.
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar masash për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, përtej normave të lejuara të shpejtësisë apo duke përdorur telefonin, sipas policisë janë tre shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me rrezik serioz për jetën./abcnews.al