Policia rikthehet në Radhimë, gjenden 20 gëzhoja

schedule15:33 - 20 Korrik, 2018

schedule 15:33 - 20 Korrik, 2018

Në vendin ku ndodhi përplasja e policisë me një person në kërkim, policia një ditë më pas gjeti 20 gëzhoja automatiku. Ekspertët ribënë kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur plotësisht atë çfarë ndodhi në Radhimë gjatë operacionit të Forcave Speciale për kapjen e Gaqo Gjinit.

Policia e Vlorës i është rikthyer vendit të ngjarjes të nje dite më parë në Radhime, atje ku pati përplasje me të kërkuarin Gaqo Gjini. Nga kqyrja mësohet se janë gjetur 20 gëzhoja arme, për të cilat do të bëhet verifikimi dhe ekspertiza.

Gëzhojat janë gjetur në një rreze të gjerë, në rrugë, oborrin e shtëpisë ku ishte fshehur i kërkuari dhe në tarracë. Një ditë më parë në Radhimë,  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Sipas policisë, efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Gjini u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe  është jashtë rrezikut për jetën. 38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!