Policia reagon për dhunën në Kapitol: Sulm brutal, mesjetar

schedule14:26 - 16 Janar, 2021

schedule 14:26 - 16 Janar, 2021

Oficerët e policisë  kanë përshkruar momentet e frikshme gjatë sulmit në Kapitol Hill.

Ata menduan se do të vdisnin pasi iu nënshtruan ‘sulmeve brutale, të stilit mesjetar’ nga mbështetësit pro-Trump. Duke folur për herë të parë që nga sulmi që la të vdekur 5 persona, duke përfshirë një polic, oficeri Daniel Hodges tha për Sky News:

‘Ata po na quanin tradhtarë, duke na bërtitur, duke na thënë të kujtojmë betimin tonë, dhe në fund, ata na sulmuan ne’.

Sipas një video të publikuar nga sulmi i datës 6 Janar,  shihet qartë Hodges, i cili është  i bllokuar nga një derë metalike, i mbuluar me gjak dhe duke bërtitur për ndihmë.

Ai tha se kishte disa raste kur kishte frikë se nuk do të mbijetonte.

‘Ne nuk jemi tradhtarë. Ne jemi ata që e shpëtuam Kongresin atë ditë dhe do ta bëjmë sa herë që të jetë e nevojshme “.

 

 

 

Rreth 100 njerëz janë arrestuar  në lidhje me trazirat që kërkonin të pengonin certifikimin e e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. FBI tani ka marrë 140,000 të dhëna për identifikimin e protestuesve dhe Departamenti i Drejtësisë ka hapur një portal në internet që njerëzit të mund të identifikojnë ata që akuzohen për vepra penale.

Hetuesit ende po përpiqen të identifikojnë më shumë të dyshuar, përfshirë të akuzuarin në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë, Brian Sicknick. Një oficer tjetër me detyrë atë ditë, ishte edhe Michael Fanone i cili u dhunua nga protestuesit në shkallët e ndërtesës së Kapitolit.

 

 

Ai  tha Sky News: “Protestuest më morën para, madje dëgjoja disa prej tyre që bërtisnin duke thënë, merri armën dhe vrite.

Më pas mendova që unë  mund t’i qëlloja ata, ata po përpiqeshin të më vrisnin dhe  sigurisht do të isha i justifikuar, por nëse do ta bëja diçka të tillë.

Por nuk e bëra.

Ekziston frika se mbështetësit e Trump mund të planifikojnë të organizojnë një sulm të ngjashëm ndaj ndërtesave qeveritare në prag të ngjarjes, duke vendosur në gatishmëri  qindra anëtarë të rojeve rreth  Kapitol.

Disa oficerë policie të Kapitolit janë akuzuar për bashkëpunim me protestuesit dhe disa janë pezulluar.

Oficerët e lartë gjithashtu dhanë dorëheqjen pas kritikave se ata nuk ishin përgatitur mjaftueshëm për sulme të tilla, pavarësisht se mbështetësit e Trump kishin deklaruar në rrjetet sociale  se do të sulmonin ndërtesën. s.ba/ abcnews.al