Abcnews.al raportoi sot paradites së policia kishte arrestuar ish-futbollistin Klodian Duro për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Policia ka reaguar sëfundmi në lidhje me këtë arrestim duke theksuar se Klodian Duro duke e konfirmuar atë, ndërsa shton se ish-futbollisti do të akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Njoftimi i plotë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;
•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

