Policia plan masash për festa

schedule21:30 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 21:30 - 21 Dhjetor, 2017

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar rendin në mbarë vendin dhe parandaluar ngjarjet kriminale gjatë festave të fundvitit. Policia bëri me dije rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, shërbime që do të mbështeten edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar
mbarëvajtjen e festave të fundvitit.

Në thelb të tyre është sigurimi i komunitetit në të gjithë territorin dhe rritja e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të ngjarjeve kriminale. Përmes masasve shtesë synohet ndër të tjera evidentimi dhe mbajtja në kontroll e personave me precendetë kriminale, e të mjeteve të tyre, apo ambienteve që ata frekuentojnë, si dhe rritje e efikasitetit të shërbimeve. Policia e Shtetit bëri me dije se janë hartuar planet e vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore në këto akset kryesore rrugore. Këto struktura mbështeten nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier e Shkodër për kontrollin e territorit dhe për patrullime të përbashkëta.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, në qendra tregtare, lokale e restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive.

Rendësi do t’i kushtohet edhe kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarre duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese.
Në vëmendje të policisë do të jenë edhe bankat, zyrat e këmbimit valutor, apo bizneset të tjera ku administrohen vlera monetare për të parandaluar ngjarjet kriminale./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!