Policia për denoncimin e Nuhut: Në 21 korrik nuk ka qenë në detyrë

schedule21:31 - 26 Shtator, 2018

schedule 21:31 - 26 Shtator, 2018

Policia e Shtetit në një sqarim për akuzat e oficerit Emiljano Nuhu bën të ditur se në datë 21 korrik 2018, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në detyrë, ashtu siç pretendon në intervistë. I gatshëm në datën 21 korrik 2018 dhe që ka kryer veprimet ka qenë një tjetër punonjës policie, me iniciale G.Ç.

Nga verifikimet e kryera, sipas policise, ka rezultuar se asnjë nga shtetasit e pretenduar në deklarimet mediatike të oficerit Nuhu, se e kanë kërcënuar, nuk kanë hyrë në ambientet e Komisariatit siç pretendohet prej tij.

Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur.

Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu, rezulton se ata njiheshin shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Policia ben te ditur me tej se komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Ëhatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore.

Gjithashtu në kallëzimin e tij, sipas policisë, Emiljano Nuhu i referohet vetëm 2 shtetasve të lartpërmendur,  por nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron sot në intervistën në media. /abcnews.al