Policia nuk veproi: Pse vrasja e Enkeledës mund të ishte parandaluar

schedule15:33 - 10 Janar, 2020

schedule 15:33 - 10 Janar, 2020

Krimi i rëndë në familjem Çapoku mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte prangosur më hëret autorin e dyshuar të ngjarjes, Erdet Çapoku.

Kjo është pamja e 34-vjeçarit pak çaste pasi u prangos nga efektivët e policisë së Tiranës. Ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa për kapjen e tij kanë nëgociuar edhe familjarët. Pas vrasjes së kunatës së tij Enkeleda Çapoku u largua në drejtim të zonës së Laprakës me një biçikletë, duke u fshehur në një banesë.

Vetëm gjashtë muaj më parë në komisariatin nr.5., e ndjera kishte bërë kallzim penal pasi kërcënohej dhe shantazhohej nga vëllai i burrit të saj. Madje Enkeleda kishte marrë edhe urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes por ndaj Erdetit nuk u lëshua asnjë urdhër-ndalimi. Ndërkohë bashkëshorti i të ndjerës është dënuar me 10 vite burg dhe i kanë mbetur për të kryer rreth 2 vite të tjera.

Dyshohet se një autori i ngjarjes e filmonte kunatën e tij dhe më pas e kërkcënonte se do të vinte në dijeni vëllain. Kjo ishte edhe arsyeja që Enkeleda kishte bërë denoncim në polici, pasi kërcënohej edhe në publik nga Erdeti. Ndërkohë familjarët e viktimës pohojnë se autori i vrasjes e shantazhonte Enkeledën për ti marrë para, pasi ishte edhe konsumator i lëndëve narkotike.

“Gjendja u acarua kur motra ime nuk pranonte të tërhiqte denoncimin në polici dhe kunati i saj vinte shpesh për ta kërcënuar edhe brenda në benda në saj”, -theksoi vëllia Enkeledës, Ervin Fiolla.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për të parë praktikën e ndjekur nga komisariati nr.5., në lidhje me kallzimin penal të bërë nga viktima Enkeleda Çapoku disa muaj më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!