Policia ngre grupe hetimore, nisin shoqërimet e para të protestuesve

schedule18:23 - 16 Mars, 2019

schedule 18:23 - 16 Mars, 2019

Pas protestës, policia ka ngritur një grup hetimor për të evidentuar autorët e incidenteve me policinë, ndërsa ka nisur shoqërimet e para. Sipas burimeve të ABC News, deri më tani janë shoqëruar 14 persona. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, policia e cilësoi zhvendosjen e protestës para Kuvendit, në kundërshtim të plotë me ligjin. Sipas policisë, menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj Kuvendit, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Bëhet me dije se nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune. Në deklaratë vlerësohet menaxhimi i tubimit nga policia, ndërsa shprehet angazhimi për të siguruar zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik./abcnews.al