Policia “ngre” dronin, vijon aksioni “antidrogë” në Fier, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim një tjetër

schedule10:24 - 20 Maj, 2020

schedule 10:24 - 20 Maj, 2020

Policia e shtetit dhe FNSH kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion antidrogë në disa qytete. Mësohet se kontrollet kanë nisur nga ajri me dron për zbulimin e parcelave të kanabisit.

Sakaq policia ka  njoftuar se në Fier është arrestuar një 55 vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 48 vjeçar.

Dyshohet se ata janë favorizuar për kultivimin e kanabisit nga roja i pyllit në fshatin Darzezë ku ky i fundit është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.

LEXO edhe: Policia e FNSH operacion “blic” në 7 qytete, shoqërohen 30 persona

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, si dhe procedohet penalisht roja i pyllit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Darzezë të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 55 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Seman.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!