Policia në SHBA arreston dhe përdor spraj djegës kundër një 9 vjeçare afro-amerikane

schedule15:28 - 1 Shkurt, 2021

schedule 15:28 - 1 Shkurt, 2021

Një video që tregon agjentë policie të cilët prangosin dhe përdorin spraj djegës kundër një fëmije afro-amerikane vetëm 9 vjeç, e cila po kalonte një krizë të shëndetit mendor, duket se do të shkaktojë sërish polemika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket dhunës së policisë ndaj qytetarëve afro-amerikanë.

Ngjarja ndodhi në Rocester, qytezë e shtetit të New York, i cili në mars të një viti më parë ishte skenë protestash pas vrasjes së Daniel Prud; një afro-amerikan dhe ai me probleme mendore, i cili u mbajt me forcë në tokë nga agjentët e policisë.

Pamjet e episodit të ri të regjistruara nga vetë agjentët dhe të publikuara nga policia, i përkasin pikërisht 9 vjeçares, e cila ishte shumë e acaruar duke kërcënuar se do të vriste fillimisht nënën e saj dhe më pas veten.

Në video shihen agjentët e policisë që e prangosin dhe përdorin spraj djegës kundër saj duke u përpjekur që ta fusin në automjetin e policisë. Agjentët u shprehën se ishin të detyruar të përdornin këto mjete për të garantuar dhe sigurinë e vetë fëmijës.

Por kryebashkiakja afro-amerikane e Rocester, Lovli Uoren, dënoi forcën e përdorur kundër një fëmije dhe paralajmëroi një hetim të brendshëm. Ajo u shpreh se ishte vetë nënë e një 9 vjecare dhe ajo video ishte diçka që askush nuk dëshiron ta shohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!