Policia në Kaliforni përdor ADN-në e viktimave të abuzimeve për zgjidhjen e krimeve të tjera

schedule12:38 - 18 Shkurt, 2022

schedule 12:38 - 18 Shkurt, 2022

Departmentet e policisë në Kaliforni përdorin ADN-në e viktimave të abuzimeve seksuale për të zgjidhur krime të tjera që nuk kanë lidhje me sulmin e pësuar nga viktima. Një praktikë që ka ngjallur shumë polemika për faktin se mund të shtyjë viktimat që të mos denoncojnë abuzimet.

Prokurori theksoi se kishte zbuluar këtë praktikë një javë më parë duke lexuar detajet e një hetimi rreth një gruaje që akuzohej për krim ndaj pronës. Dokumentet i referoheshin një kampioni ADN-je të marrë nga gruaja gjatë hetimeve për përdhunim në vitin 2016.

Ai tha se nuk mund të ndante detaje të tjera me mediat, por zyra e tij i lejoi shtypin e shkruar që të shihte dokumentet. Kreu i policisë së San Franciskos u shpreh se departamenti i tij po heton për këtë ngjarje. Nëse do të zbulohet se po përdoret ADN-ja e viktimave për të hetuar mbi krime të tjera, ai do ta ndalojë këtë praktikë.

Ekzistojnë rregulla të ashpra qeveritare për marrjen dhe analizimin e ADN-së në nivel shtetëror dhe federal. Por dhjetëra departamente policie në Shtetet e Bahkuara të Amerikës, kanë mbledhur të dhënat e ADN-së për të zbuluar kriminelë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!