Punonjësit e Policisë së Sarandës liruan 4000 m2 plazh në Ksamil, të cilat ishin zaptuar në kundërshtim me ligjin. Në njoftimin e Policisë Së shtetit thuhet se u larguan 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira publike e plazhit pushuesve.
Uniformat blu proceduan penalisht 3 pronarët e subjektesh që ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin aktivitetin privat. Në operacion e koduar “Plazh i lirë”, mori pjesë edhe Drejtori e Krimit Ekonomik, ku në mbështetje të tyre ishin edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë./ABC News Albania 24/7