Policia letër bizneseve: Vendosni kamerat e sigurisë deri në 28 dhjetor

schedule12:57 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 12:57 - 16 Dhjetor, 2017

Policia i ka dërguar një letër bizneseve ku i paralajmëron të vendosin kamerat e sigurisë deri në 28 dhjetor. Në të kundërt do të gjobiten sipas ligjit të ri për sigurinë publike.

Policia i paralajmëron bizneset për afatin e fundit. Të pajisen me kamera sigurie deri në 28 dhjetor, në të kundërt do të gjobiten sipas ligjit të ri për sigurinë publike.

“Gjoba vendoset nga Policia nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre”,

Gjobat variojnë nga nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Në letrën që policia e shtetit u ka çuar bizneseve nënvizon se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike. Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Ndërsa pikave të karburanteve dhe atyre të këmbimit valuator u është kërkuar që të shtojnë kamerat e sigurisë.

Kontrollet për zbatimin e ligjit do të fillojnë në datën 29 dhjetor.Policia do ti pajisë bizneset me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”. Kush nuk e merr gjobitet.

Sipas ligjit për sigurinë publike duhet të pajisen me kamera sigurie Kopshtet, shkollat, mjetet e transportit publik madje edhe institucionet shtetërore./abcnews.al