Policia Kufitare Sarandë dhjetëra kontrolle, për rreth 3 muaj u vendosën 18 masa administrative

schedule12:00 - 25 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 25 Korrik, 2022

Prej nisjes së sezonit turistik Stacioni i policisë kufitare Sarandë ka ushtruar dhjetëra kontrolle për mjetet lundruese këtë verë. Sipas të dhënave nga kjo strukturë, gjatë periudhës 1 maj -24 korrik Drejtoria e këtij porti ka ushtruar në total 289 kontrolle të mjeteve lundruese në det.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë vënë edhe masa administrative që janë konstatuar. Sipas të dhënave në total për drejtues apo përdorues të këtyre mjeteve janë vënë në total 18 masa administrative. Vetëm për motora uji “Jet-ski” janë vendosur 10 gjoba, të cilat janë paguar të gjitha.

Vlera totale e tyre është 100 mije lekë të reja.

Për varkat, stacioni portual dhe drejtoria e këtij porti ka vënë 7 gjoba, me vlerë 70 mijë lekë të reja. Ndërkohë, për verifikim janë shoqëruar 24 mjete lundruese, 17 prej të cilave rezultonin me gjobë, pas bllokimi janë liruar pasi gjobat janë liruar.

Motorët e ujit që janë edhe më problematikë për pushuesit janë bllokuar 10 prej tyre, gjithashtu sipas të dhënave edhe varka janë bllokuar 8 për shkak se kishin masa administrative. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!