Policia kufitare në Vlorë u bllokoi skafet, pronarët dalin në protestë: Kemi lakun në fyt, duam të punojmë

schedule09:39 - 6 Gusht, 2022

schedule 09:39 - 6 Gusht, 2022

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë dalë protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.

Ata protestojnë për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti, duke iu referuara tragjedisë në Himarë, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja, Jonada.

Lexo KËTU gjithçka mbi tragjedinë në Himarë

Ata pretendojnë se kanë në rregull të gjitha dokumentacionet dhe se paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Siç tregojnë ata dokumentet e tyre janë verifikuar dhe kanë dal të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon, pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot t’i paguajnë.

“Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”, shprehen protestuesit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!