Policia japoneze doli në një konferencë për shtyp pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Gjatë konferencës u bë me dije se në shtëpinë e personit të arrestuar për sulmin, janë gjetur disa armë të punuara me dorë, njëjtë si ajo që u përdor ndaj Abe.
I dyshuari udhëtoi për në vendin në Nara ku ish-kryeministri po mbante një fjalim me tren, tha policia.
Por oficerët nuk mund të thonin nëse ai kishte mbërritur menjëherë përpara se të ndodhte ngjarja.
Policia nuk bëri të ditur nëse është gjetur ndonjë plumb në vendin e të shtënave, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar. /abcnews.al