Policia izraelite arreston aktivisten palestineze

schedule20:06 - 6 Qershor, 2021

schedule 20:06 - 6 Qershor, 2021

Forcat izraelite të sigurisë kanë arrestuar dhe marrë në pyetje një aktiviste palestineze i cila luajti një rol të rëndësishëm në protestat kundër dëbimit të mundshëm të familjeve palestineze nga shtëpitë në Jeruzalemin Lindor.

Pamjte treguan Muna el-Kurd duke u marrë në pranga nga shtëpia e saj në lagjen Sheikh Jarrah. Policia tha se 23-vjeçarja u akuzua për pjesëmarrje në trazira. El-Kurd më vonë u la e lirë. Por vëllai i saj, i cili u dorëzua të dielën, mbeti në paraburgim.

Tensionet në Sheik Jarrah luajtën rol në luftimet e fundit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas. Konflikti muajin e kaluar pati 11 ditë luftime në të cilat më shumë se 250 njerëz u vranë, shumica e tyre në Gaza, që drejtohet nga Hamas.

Përleshjet që shpërthyen në Sheikh Jarrah dhe në kompleksin e xhamisë al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor të okupuar kontribuan në atmosferën gjithnjë e më të ngarkuar të konfliktit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!