270 kilogramë heroinë të sekuestruar në Xhenova, është shifra rekord e 20 viteve të fundit sipas policisë italiane. Hetimet kanë çuar dhe në arrestimin e dy personave ën Holandë. Droga vinte nga Irani.
Policia italiane ka zbuluar dhe sekuestruar 270 kilogramë heroinë që vinte nga Irani dhe ishte e fshehur në disa kontenierë në portin e Xhenovas. Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në 20 vitet e fundit në Itali. Hetimet kanë çuar në arrestimin e dy personave. Në operacion janë përfshirë forcat e rendit dhe autoritetet e Zvicrës, Francës Belgjikës dhe Holandës.
Dy arrestimet janë kryer në Holandë, ndërkohë që nuk bëhet ende i ditur identiteti i personave të arrestuar. Hetimet janë kryer në bashkëpunim dhe me anë të shkëmbimit të informacioneve nga njësitë anti drogë të pesë shteteve./abcnews.al