Policia i vë prangat shtatë të rinjve në Dibër, sekuestrohen armë e 6 motosharra

schedule12:30 - 8 Prill, 2020

schedule 12:30 - 8 Prill, 2020

7 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë në Dibër pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet dyshohet se janë edhe autorë të disa vjedhjeve.

PSH bën me dije se gjatë operacionit “Soponika”, është gjetur në pyll edhe arma e zjarrit, tip kallashnikovi me të cilën kanë shtirë në ajër.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.

Njoftimi i Policisë:

“Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor “Soponika”.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe kapen në kohe reale autorët.

Gjatë operacionit gjendet i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër arrestojnë në flagrancë 7 persona dhe procedojnë penalisht 1 tjetër.

Të arrestuarit dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.

Shërbimet e  DVP  Dibër, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën edhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Soponika”  në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. C., 23 vjeç, banues në Arras;
  2. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
  3. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;

Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;

  1. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
  2. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
  3. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!