Policia ruse ka ndaluar për 48 orë mjeken personale të Alexei Navalny, njëherësh kryetarja e sindikatës së Aleancës së Mjekëve të Rusisë.
Ndërkohë që hetuesit u futën për të kontrolluar në banesën e saj, Anastasia Vasilyeva i ka pritur në mënyrën më të pazakontë të mundshme. Anastasia i priti duke luajtur në piano ‘Fur Elisa’ të Beethoven.
Më pas ajo pas ndalon së luajturi dhe pyet nëse dikush do ta duartrokasë. Avokati Dmitry Djulai tha në Facebook se hetuesit më vonë ndaluan Vasilyevën për 48 orë në lidhje me shkelje të pretenduara dhe të paspecifikuara të rregullave COVID-19.
Anastasia Vasilyeva, an ally of Alexei Navalny, decided to play the piano while police raided her house along with other properties connected to the Kremlin critic pic.twitter.com/BkGOQVyVEK
— Reuters (@Reuters) January 28, 2021
Vasilyeva, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Navalnyt akuzohet se ka thyer rregullat e pandemisë dhe ka marrë pjesë në protestat kundër arrestimit të tij.
Aleatët e Navalny kanë bërë thirrje për protesta të tjera këtë fundjavë. g.v/abcnews.al