Policia i kap 44 vjeçarit nga Kruja 26 kg kanabis

schedule09:39 - 14 Tetor, 2019

schedule 09:39 - 14 Tetor, 2019

Policia ka goditur një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe ka arrestuar nje person gjatë një operacioni të zhvilluar dje me kodin “Noja 3”

I arretuar është 44 vjeçari B.M, banues në fshatin Nojë, Krujë për të cilin policia kishte informacione të marra në rrugë operative per veprimtarine qe ushtronte.

Pas tyre, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit, nderkohe qe kontrolli ne banese i gjeti 26 kg kanabis sativa.

Njoftimi
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!