Policia i gjen automatik dhe fishekë në banesë, shpallet në kërkim 41-vjeçari nga Gjirokastra

schedule10:43 - 4 Korrik, 2022

schedule 10:43 - 4 Korrik, 2022

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pasi iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bën me dije policia.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që kishte në përdorim, në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 41-vjeçarit.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!