Policia hungareze kapi në një autobus nga Kosova lëndë narkotike e cila ishte fshehur në disa thasë me speca.
Në një video të publikuar, shihet policia duke nxjerrë një thes me speca nga bagazhi i autobusit, brenda të cilit gjendet drogë.
Pas kontrollit të thesit të parë policia nxjerr nga bagazhi i autobusit edhe dy thasë të tjerë.
Në njoftimin e policisë thuhet se brenda thasëve me speca janë gjetur rreth 23 kilogram drogë.