Pavarësisht sensibilizimit të përsëritur publik, ka drejtues mjetesh në vend, që vijojnë të mos konsiderojnë respektimin e kodit rrugor. Më evidente kjo bëhet gjatë fundjavave.
Një video e postuar nga policia e shtetit mbrëmjen e kaluar, tregon se si radari kishte fiksuar një 24 vjeçar nga Tirana, që udhëtonte me plot 170 km në orë, në autostradën Tiranë-Durrës, e cila e ka kufirin e shpejtësisë 90 km në orë.
Kjo shkelje i ka kushtuar heqjen e patentës 24 vjeçarit. Sipas policisë, 9 patenta janë hequr për shpejtësi që varionin nga 150-170 km/orë.
Policia e shtetit përsërit thirrjen se respektimi i rregullave të qarkullimit është siguri jete./abcnews.al
Policia heq 9 patenta për shpejtësi mbi normën
schedule10:59 - 19 Gusht, 2018
schedule 10:59 - 19 Gusht, 2018