Policia greke ka goditur një bandë të rrezikshme të trafikut të drogës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet që bëjnë me dije se në një operacion gjatë orëve të para të së dielës kanë arrestuar një shtetas serb. Në operacionin e forcave të rendit në një pallat luksoz në zonën e Atikës, është sekuestruar 135 kilogramë kokainë. Sipas vlerësimeve të para, vlera e drogës është të paktën 5 milionë euro. Ndërsa në banesë është gjetur dhe një shumë prej 12 mijë eurosh që mendohet se është përfituar nga shitja e drogës. Sipas hetuesve, banda operonte vetëm me klientë të pasur. Mediat greke shkruajnë se hetimi i policisë vazhdon ndërsa banda kriminale përbëhet nga dhjetra persona. Policia pretendon se do mësoje emrat e tyre në bazë të dëshmisë që mund të japë personi i arrestuar./abcnews.al
Policia greke sekuestron 135 kg kokainë në Atikë
schedule12:31 - 3 Dhjetor, 2017
schedule 12:31 - 3 Dhjetor, 2017