Policia greke publikon detaje për rrjetin që merrej me trafik droge nga Shqipëria

schedule15:00 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:00 - 1 Tetor, 2019

Me anë të një deklarate për media policia greke ka bërë publike detaje nga operacioni i madh anti drogë ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë. Ndër të tjera në hartën e shpërndarë, qyteti i Vlorës etiketohet si pika e nisjes së drogës nga Shqipëria.

Publikohen detaje të reja nga policia greke për operacionin e madh anti drogë ku u sekuestruan mbi 1 ton droge dhe u arrestuan skafistë shqiptarë të cilët e transportonin me dy gomone.

Në një deklaratë për mediat, policia greke bën të ditur se u shkatërruar një rrjet kriminal i trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut te heroinës nga Shqipëria në Turqi”.

Po sipas kësaj deklarate në datën 25 shtator, policia greke është sinjalizuar për dy gomone të cilat po përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë. Menjëherë u organizua një operacion nga policia dhe rojet bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi me kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç. Në datën 29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të, në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjeç. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë”- thekson policia.

Sipas profilizimit të grupit kriminal, del në pah se ata gomone që kishin mundësi të transportonin sasi të mëdha droge, motorë të shpejtë dhe skafistë të zotë. Ata zgjidhnin të lundronin në dite me vranësira dhe erëra të forta dhe det mbi 5-6 ballë”.

Më tej, policia bën me dije se në datën 30 shtator, në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane. Aktualisht, 3 të arrestuarit e parë kanë marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu policia greke ka shpërndarë dhe një hartë ku përcakton Vlorën si pikënisje të gomoneve. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!