Policia greke “godet” një grup të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore dhe prostitucionin

schedule12:36 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 12:36 - 4 Dhjetor, 2024

Policia greke shkatërroi një grup kriminal që sillte vajza nga Kolumbia në Greqi dhe i detyronte të bënin prostitucion dhe të punonin në klube striptizmi, raportoi Reuters. Në kuadër të operacionit, u arrestuan drejtuesi i dyshuar dhe tetë anëtarë të zinxhirit të trafikimit të qenieve njerëzore, i cili vepronte që nga viti 2019.

Policia njoftoi se 29 vajza kanë marrë mbrojtje dhe mbështetje, dhe se shumë organizata joqeveritare kanë ndihmuar hetimin.

Aksioni filloi në bazë të dëshmisë së njërës prej viktimave, pas së cilës policia bastisi banesat, duke sekuestruar para të gatshme, armë të ftohta dhe zjarri, si dhe dokumentacionin që lidhet me aktivitetet e grupit.

Vajzat u rekrutuan në Kolumbi pasi u premtuan punë si kërcimtare në klube në Greqi me të ardhura të larta, por i morën të gjitha dokumentet personale me mbërritjen në Greqi.

Anëtarët e bandës i mbanin në apartamente në Athinë dhe punonin në dy klube nate, të dyja në pronësi të drejtuesit të dyshuar, ku detyroheshin të bënin seks me klientët për të shlyer borxhet që të dyshuarit pretendonin se u kishin./abcnews.al