Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia gjermane bastis zyrat e gazetës turke “Sabah”, arrestohen dy redaktorë

schedule14:04 - 17 Maj, 2023

schedule 14:04 - 17 Maj, 2023

Policia gjermane bastisi zyrat e gazetës turke Sabah në Frankfurt. Në kuadër të bastisjes, u arrestuan redaktorët Ismail Erel dhe Cemil Albay, ndërsa u kontrolluan edhe shtëpitë e tyre në qytetin e Frankfurtit, sipas burimeve.

Arrestimet, të cilat u bënë pas një ankese nga anëtarët e rrjetit Gylen, Cevheri Güven dhe Ercan Karakoyun, shkaktuan protesta nga shoqatat e gazetarëve vendas, ndërsa Ministria e Jashtme turke kontaktoi autoritetet gjermane dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarëve.

“Bastisja e një zyre të një gazete dhe arrestimi i gazetarëve është një akt i papranueshëm dhe një shkelje serioze e lirisë së shtypit,” thanë burimet diplomatike të Ankarasë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!