Policia gjermane arreston katër persona të lidhur me një grup ekstremist

schedule13:00 - 14 Prill, 2022

schedule 13:00 - 14 Prill, 2022

Hetuesit gjermanë kanë kryer kontrolle në nëntë shtete kundër anëtarëve të një grupi bisedash që dyshohet se planifikonin të vendosnin eksploziv dhe të rrëmbenin “personazhe të njohura publike”.

Prokurorët në Koblenz në Gjermaninë perëndimore thanë se bastisjet u kryen të mërkurën në 20 prona gjithsej, me rreth 270 oficerë të angazhuar, duke përfshirë njësitë speciale të Policisë.

Objektivat e bastisjeve ishin pesë persona në të 40-at dhe 50-at.

Ata akuzohen për përgatitje të një akti të rëndë dhune në kërcënim ndaj shtetit dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, municion, para të gatshme, shufra ari dhe monedha argjendi.

Njerëzit në grupin e bisedave “Vereinte Patrioten” (Patriotët e bashkuar) thuhet se synonin të shkatërronin objektet e furnizimit me energji elektrike në mënyrë që të shkaktojnë një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë, rrjedhimisht të shkaktojnë “kushte të ngjashme me luftën civile”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në shtetin e Rheinlandit.

Hetimi i aktivitetit të dyshimtë të grupit kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!