Agjentët e policisë në Francë janë hyrë në grevë të përgjithshme në shenjë proteste ndaj kushteve të punës. Sindikata e policisë dha alarmin për rritjen e numrit të vetëvrasjeve mes radhëve të policisë.
Për herë të parë në 20 vjet forcat e policisë në Francë hynë në grevë në shenjë proteste kundër përkeqësimit të kushteve të punës si dhe kundër reformës së pensioneve të propozuar nga qeveria.
Sipas sindikatës së policëve siguria e francezëve është në rrezik dhe policia franceze aktualisht nuk punon me mjetet e duhura. Ata pretendojnë se është shumë e vështirë të mobilizohet një patrullë pai ka problem ekuipazhi dhe agjentët janë të lodhur nga orët e zgjatura të punës. Ata I bënë apel qeverisë që të kuptojë se policia ka mbërritur në një pikë pa kthim.
Ai që u pagëzua me emrin “marshimi i madh” është një thirrje alarmi për rritjen e numrit të vetëvrasjeve të agjentëve të policisë: 50 prej tyre kanë kryer vetëvrasje këtë vit, një rekord i paprecedentë për vendin.
Forcat e policisë në Francë janë vënë në provë që nga viti 2015 kur në Paris dhe në qytete të tjera europiane ndodhën disa sulme terroriste. /ABC News Albania 24/7