Policia europiane nisi operacionet e koordinuara në shtatë vende të martën si pjesë e përhapjes së urrejtjes në internet dhe nxitjes së dhunës, sipas Europol dhe prokurorëve gjermanë, transmeton Reuters.
Në Gjermani, policia kontrolloi 83 apartamente dhe ndërtesa të tjera për të gjetur prova si: smartfonë dhe laptopë. Prokurorët thanë se po merren në pyetje 96 të dyshuar.
Një nga të dyshuarit akuzohet për komente anti-semitike ndërsa një tjetër për fyerje ndaj një politikaneje femër, sipas një deklaratë të prokurorëve në rajonin gjerman të Rheinland Palatinate.
Bastisjet janë pjesë e një përpjekje të nisur nga prokurorët gjermanë, këtë vit për herë të parë së bashku me prokurorët nga Italia, Franca, Greqia, Norvegjia, Britania dhe Republika Çeke nën koordinimin e Europol.
Bastisjet e së martës janë përqendruar në postimet në internet që promovojnë racizmin dhe ksenofobinë, tha një zëdhënës i Europol.
Gjermania ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për shpifjen, nxitjen e krimeve dhe kërcënimet për dhunë.
Një ligj gjerman, i cili hyri në fuqi në vitin 2018 kërkonte që rrjetet sociale të fshijnë ose bllokojnë mesazhet me përmbajtje kriminale brenda 24 orëve nga marrja e një ankese ose do të përballeshin me një gjobë të rëndë./abcnews.al