Policia e Vlorës publikon emrat e 22 personave të zhdukur

schedule15:41 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 15:41 - 4 Dhjetor, 2018

Policia e Vlorës ka bërë publik sot emrat e 22 personave të zhdukur për të cilët ende nuk dihet se ku ndodhen. Bëhet fjalë për individë të humbur, apo që janë larguar gjatë periudhës 2015- 2018. Ndërkohë Prokuroria e Vlorës ka nisur hetime vetëm për katër çështje, për të cilat ka gjetur edhe elementë të veprës penale. Nga këto çështje asnjëra nuk ka lidhje me kanosjen apo me shantazhin. Nga 22 persona vetëm pesë rezultojnë të skeduar si të implikuar me trafikun e drogës. Kurse mes të shpallurve të larguar nga banesa është edhe Gestian Çollaku, por ky i fundit është aktualisht i shpallur në kërkim  plagosje ne Orikum. Policia e ka referuar rastin në Prokurori por dyshohet se humbja e kontakteve të riut me familjarët është për shkak të shmagies së dënimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!