Djegia e skafit në Vlorë, çfarë zbuloi policia: Pronarit iu bë atentat një vit më parë

schedule10:48 - 27 Gusht, 2020

schedule 10:48 - 27 Gusht, 2020

Policia e Vlorës pas hetimeve paraprake në lidhje me shkrumbimin e skafit të Artjan Bylykut ka arritur në konkluzionin se flakët kanë qenë aksidentale.

Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në triport ishte e rëndë pasi 57 vjeçari pronari i mjetit lundrues është dëmtuar nga flakët teksa tentonte ti fikte. Ai është dërguar në kryeqytet për mjekim më të specializuar në spitalin e traumës.

Burime pranë policisë së Vlorës thanë për Abcnews.al se dy zjarrëfikëset parandaluan përhapjen e flakëve dhe shmangën ndonjë shpërthimi më të madh pasi ndërhynë në kohë. Mjeti lundrues ka pasur rreth 500 lira benzinë.

Artjan Bylyku është eksponent i njohur për policinë e Vlorës një vit më parë në Tiranë ju bë një atentat. Ndërsa në vitin 1992 është hetuar për një vrasje por nuk u shpall fajtor. Ai është dhe kunati i Domart Konjarit, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Devi Kasmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!