Policia e Tiranës “u prish planet” dy të rinjve

schedule12:30 - 9 Qershor, 2019

schedule 12:30 - 9 Qershor, 2019

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, në saj të operacionit të koduar “Propocione”. Gjatë aksionit policia sekuestroi 974 gram kanabis të ndarë në doza gati për t’u shitur. Në pranga ranë shtetasit me inicialet  S.K. 34 vjeç dhe I.K. 24 vjeç, si dhe u proceduan e po hetohen në gjendje të lirë 23-vjeçari italian P.Z. dhe 27-vjeçari me iniciale L.Z. Dy të arrestuarit u kapën me lëndën narkotike në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, ndërsa dy personat e tjerë të proceduar po ndihmonin të sipërpëmendurit për shpërndarjen e kanabisit. Akuza ndaj tyre është prodhim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!