Policia e Tiranës kap Marko Bushin, në kërkim për drogë

schedule09:25 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 09:25 - 7 Dhjetor, 2017

Policia e Tiranës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim, i dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel, u ndalua në një lokal në rrugën “Jordan Misja” Tiranë nga efektivët e Sektorit Kundër Narkotikëve e të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale

Bushi ishte në kërkim pasi në tetor të 2016, policia e Matit kishte identifikuar dy parcela me kanabis në Lis të Matit. Sipas policisë 41 vjecari Mati kishte kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale.
Ndaj Bushit, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar në mars të 2017 masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në bazë të këtij vendimi, ai ishte në kërkim, i dyshuar si organizator i grupit kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!