Atentati me 3 viktima, Nano shkon në Fushë-Krujë, kërkon kontroll të kamerave dhe provave

schedule22:03 - 17 Korrik, 2022

schedule 22:03 - 17 Korrik, 2022

Policia e Shtetit është vënë në lëvizje pas atentatit të ndodhur sot në Fushë-Krujë ku u vra Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Burime bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Gledis Nano ka shkuar në Fushë-Krujë në analizë me krerët e policisë së DVP Durrës, Komisariatit të policisë Krujë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.

Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar një analizë të detajuar të fakteve, provave dhe rrethanave të ngjarjes. Mbledhje të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë, vijimin e krehjes së zonës me drone dhe forca special, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullimin e informacionit në rrugë operative si dhe shqyrtimin e të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Nano ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe te rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me shërbime të policisë kriminale për te gjithë kontigjentët kriminale.

Gjithashtu Nano ka kërkuar shoqërimin e të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm me Prokurorinë.

Të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit si dhe të grumbullohet informacion për të parandaluar ngjarje kriminale në të ardhmen./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!